13 E ve mbë juvet Grammatikotë edhe Farisejtë Ipokritejtë, se mbillni mbretërin’ e Qiellvet përpara njerëzet, se juvet nukë hini, as ata që hijënë nuk’ i liri të hijënë.
Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se gjani me varre të liera me kërqele, që ata përjashta dukenë të bukura, e brënda janë plot eshtëra të së vdekuret, edhe çdolloi të pëgëra.
Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se dhekatisni dhjosmonë, edhe marajnë, edhe qiminonë, e më të rëndat e nomit i latë, gjuqnë, edhe eleimosinë, edhe besënë; edhe këto duhesh t’i bëjëtë, edhe ato të mos t’i lërëtë.
E Savllosë i pëlqen vreil’ e tij. E u bë atë ditë një ndjekëjë e madhe kondrë Qishësë që qe ndë Ierusalim. E u përhapnë gjithë ndëpër fshatëra të Iudheësë e të Samariësë, përveçme Apostojet.
Ma sikundrë i qëndruanë karshi Moisiut Ianniu edhe Iamvriu, kështu edhe këta qëndrojënë karshi ndë të vërtetë, njerëz me mënd të prishura, të padhoqimi ndë besë.
E u tha: Nuk’ u porositm na juvet që të mos dhidhaksni ndë këtë ëmër, e juvet ja që mbushtë Ierusalimnë nga dhidhahia juaj, e doi të na shtiri sipër gjakn’ e këtij njeriut?
Kështu thanë përinjt’ e tij, sepse kishnë frikë nga çifutë, sepse kishnë bërë kuvënd çifutë, që nd’ e njohtë atë njeri për Krisht, ta nxirë nga Sinagoji.
E si pa shumë nga Farisetë e Sadhuqejtë, që vijnë ndë pagëzim të tij, u tha ature: Pjellat’ e nepërkavet, cili u dëftoi juvet që të ikëni nga urgjija që vjen?