Ai sepse qe drit’ e nderit e haraktiri i së qënit së tij, si pruri të gjitha me fjalën’ e fuqisë tij, tuke bërë me vetëhe të tij të qëruaritë e fajevet sona, ndënji mb’anë të djathëtë të madhëcisë mbë të larta.
Tuke vështruarë nd’atë që nisi edhe sosi besënë, Iisunë, ai për gëzim që i qe vënë përpara tij duroi kruqnë, pa vënë ndër mënd dhunënë, e ndënji mb’anë të djathëtë të fronit së Perndisë.
Po me të vërtetë edhe i sillois, se janë të gjitha dëm për të lartë të njohurit Iisu Hristoit Zotit sim, që për atë u dëmëtuaçë të gjitha, e sillois se janë gjithë gërdhu, që të fitoj Krishtinë.
Mbë Qishë të Perndisë që është ndë Jordhezë, mbë të Shënjtëruaritë mbë Iisu Hristonë, që quhenë Shënjtorë, me gjith’ ata që thërresënë ëmërin’ e Zotit sonë Iisu Hristoit ndë çdo vënd t’ature edhe tanë.
I thot’ atij Iisui: Ti e the. Po u thom juvet, që soti e tutje do të shihni të birë e njeriut, që të rrijë mb’anë të djathëtë të fuqisë, e të vijë mbi re të Qiellit.