U thom juvet, që kij u kthe i drejtë ndë shtëpi të tij, e jo tjatëri. Se cilido që ngrë vetëhen’ e tij, do të gremisetë, e ai që unj vetëhen’ e tij, do të ngrihetë.
Kush kuvëndon, le të kuvëndojë si kuvënde të Perndisë, kush është ndë dhiakoni, le të bëjë dhiakoninë si nga fuqia që i është dhënë nga Perndia; që të lëvdonetë mbë të gjitha Perndia me anë të Iisu Hristoit. Atij është nderi e mbretëria, ndë jetë pas jetet. Ashtu qoftë!
Ahiere do t’i përgjegjenë atij edhe ata, e do t’i thonë: Zot, kur të pam të urëtë, a të eturë, a të huaj, a të sveshurë, a të sëmurë, e nukë të bëm ti husmet e ndihmë?
U përgjegj Iisui: Mbretëria ime s’është nga këjo botë. Të qe nga këjo botë mbretëria ime, trimat’ e mi do të lëftoijnë që të mos bie ndë duar të çifutet, po ndashti mbretëria ime s’është këteje.