19 E do të të ap tij qiçetë të mbretëris’ e Qiellvet, e atë që të lidhç ti mbi dhe, të jetë lidhurë edhe ndë Qiell, e atë që të zgjidhiç ti mbi dhe, të jetë zgjidhurë edhe ndë Qiell.
E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Filladhellfisë shkruaj: Kështu thotë Shënjti, i vërteti, ai që ka quçn’ e Dhavidhit, ai që hap e ndonjë s’e mbill, e që mbill’ e ndonjë s’e hap.
Këta kanë urdhërë të mbilljënë qiellinë të mos lëshojë shi ndë ditë të profitisë ture; e kanë fuqi mbi ujëra, që të bëjënë të kthenenë mbë gjak, e të goditjënë dhenë mbë çdofarë plagë, sa herë që të duanë.
E mb’atë që bëtë juvet hir, e bëj edhe unë, sepse edhe unë ndë bëra ndonjë hir, atij që ja bëra, për dashuri tuaj ja bëra, përpara Krishtit, që të mos dëmëtonemi nga Satanai.
E si u bë shumë kuvënd’ u ngre Petrua, e tha mb’ata: O njerëz vëllazër, ju mir’ e diji se që herën’ e parë ndë mes tuaj zgjodhi Perndia mua që të digjojënë Ethnikotë nga goja ime fjalën’ e Ungjillit e të besojënë.