Qenë, pa, ndë llao edhe profitër të rrem, sikundrë do të jenë edhe ndër ju dhaskalë të rrem, ata do të kllasënë erese të humbëjësë, që do të arnisjënë atë Zot që i ka blerë, e do të heqëjnë ndë vetëhe të ture një humbëjë të shpejtë.
E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij.
Po kam kondrë teje pak punëra, sepse lë gruanë Iezavelnë, që bën vetëhen’ e saj profiteshë, të dhidhaksjë e të gënjejë ropt’ e mi, të bienë ndë kurvëri e të hanë nga ato që therënë nd’Idhollë.
E pllaneps ata që rrinë mbi dhe, për çudira që ju dha asaj urdhër të bën përpara bishësë; e thosh mb’ata që rrijnë mbi dhe, të bëijnë ikonë bishësë, asaj që kish plagën’ e thikësë, e rroi.
Liri të rritenë të dia bashkë, ngjera ndë të korrë, e ndë kohë të së korrit, do t’u thom korrëset: Mbëjidhni më përpara egjëratë, e lidhni dorazë për të djegurë ato, e grurëtë mbëjidhnie mbë ambarë të mia.