E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij.
E kishnë për mbret të turënë Ëngjëllinë e Avisit; ëmëri i tij ndë gjuhë të Çifutet Avadhdhon, e ndë gjuhë të Gërqinjet e ka ëmërinë Apolion (Prishësi).
Ature të pabesëvet Perndia e kësaj jetet u ka verbuarë mëntë, që të mos u ndritjë ature drit’ e Ungjillit së nderit së Krishtit, që është konism’ e Perndisë.
Te cilido që digjon fjalën’ e mbretërisë, e nuk’ e vë ndë mënd, vjen djalli, e rrëmben atë që u mbuall ndë zëmërë të tij, këjo ësht’ ajo që u mbuall mbanë udhësë.