Shpirt’ i Zotit mbi mua, pra andaj më hrisi; të vangjelis të varfëritë më ka dërguarë, të shëroj ata që kanë zëmërënë copa-copa, të dëftej skllevet shpëtimn’ e ture, e të verbëret që t’u hapenë sitë, e të lefteros ata që janë ndë shtrëngim.
Iisunë nga Nazareti, që Perndia e hrisi atë me Shpirt Shënjt e me fuqi, ai bëri udhënë tuke bërë të mira, e tuke shëruarë gjith’ ata që qenë skllavosurë nga djalli, se Perndia qe bashkë me të.
Sepse ai si mori nga Perndia e babai nder e lëvdim, sepse cbriti mbë të nga nderi i shum’ i madh i tili zë: Kij është biri im i dashuri, mb’atë jam unë i prëjturë.
E llaoi rrijte e vështron. E bashkë me ata edhe arhondëtë e përqeshnë, e thoshnë: Të tjerë shpëtoi, le të shpëtojë edhe vetëhen’ e tij, nd’është kij Krishti, i zgjedhuri i Perndisë.
E të zbrit Shënjti Shpirt mbë të, e mbë të dukurë të tij, dukej posi pëllumbë. E gjau të bënej zë nga Qielli, e të thosh: Ti je biri im i dashuri, që mbi ti unë prëhem.
E tek flit ai akoma, na, e erdhi një re e feksurë, e i mbuloi ata, e na, një zë nga reja që thosh: Kij është biri im i dashuri, që mb’atë prëhem unë, atit t’i digjoni.