Mb’ata qe cbuluarë, që ata jo për vetëhe, po për nevet qenë shërbëtorë ature punëravet, që ndashti u rrëfienë mbë juvet nga ata që u dhidhaksnë Ungjillë juvet me anë të Shënjtit Shpirt, të dërguarinë nga Qielltë, që mb’ato punëra dëshërojënë Ëngjëjtë të shohënë me si.
E si s’qenë mbë një mënd njeri me jatërinë, ikëjnë tuke thënë Pavllua një fjalë, se mirë tha Shënjti Shpirt me anë të profitit Isaiut mbë baballarë tuaj.
E nd’është që juvet ndonëse ini të këqinj, dini të ipni ndë djelm tuaj të dhëna të mira, sa më tepër jati juaj i Qiellit, do të apë Shpirt Shënjt mb’ata që ja kërkojënë atij.
Andaj edhe nevet efharistisjëmë Perndinë gjithënjë, sepse si muarrtë fjalën’ e Perndisë që digjuatë prej nesh, e dhekstë jo si fjalë njerëzet, po sikundr’ është me të vërtetë (si) fjalë Perndiet, që ajo fjalë edhe bën punë mbë ju që kini besuarë.