Që të jenë parigorisurë zëmërat’ e ature, mbëjedhurë bashkë ndë dashuri, e ndë gjithë zotëri të së mbushurit së mëndiesë, për të njohurë të mistirioit të Perndisë babait, edhe të Krishtit.
E u lutemi juvet, vëllazër, të mpsoi ata që nukë bëjënë ato që ka urdhëruarë Perndia, të parigorisni zëmërëvogjëjtë, të ipni ndihmë të sëmurturet, të jini të durimçim mbë gjithë.
E dërguam Timotheonë, vëllanë tënë e punëtuarin’ e Perndisë, e shoknë tënë me ne bashkë mb’Ungjill të Krishtit, që t’u stereosjë juvet, e t’u apë juvet nasihat ndë besë tuaj.
Ju lutçë Titosë, e dërgova me të një vëlla. Mos u ka vallë gënjierë juvet Titua? Nukë kemi ecurë nevet me atë të tillë Shpirt? Nukë kemi ecurë mb’ato të tila gjurmë?
Që na parigoris nevet mbë çdo shtrëngim tonë, që të mundjëmë pa edhe nevet të parigorisjëmë ata që gjëndenë ndë çdofarë shtrëngim, me anë të parigorisë që jemi parigorisurë edhe nevet nga Perndia.
Andaje u dërgova juvet Timotheonë, që është djali im i dashurë, e i besësë mbë Zotnë; ai do t’u bjerë juvet ndër mënd udhët’ e mia që ecëj mbë Krishtnë, sikundrë dhidhaks kudo ndë gjithë qishëra.