5 Bëni adha të vdesënë krahët’ e kurmit suaj të përdhesuratë, kurvërinë, të pëgëritë, pothenë, dëshërimn’ e keq, edhe lakëminë, që ajo është Idhollollatri.
E mos bëni anët’ e kurmit suaj armë të së shtrëmbërësë ndë faj; po bëni vetëhenë kurban te Perndia si të gjallë pas vdekëjësë, e anët’ e kurmit suaj bëni armë të së drejtësë te Perndia.
E mos pa kur të vij ndër ju, më ujnjë mua Perndia ime, e të qaj shumë nga ata që fëjienë më përpara, e nukë metanoisnë prej të papastruaritë, pornia, e kurvëria, që kanë bërë.
E për trëmbëlakë pa, e për të pabesë, e për të ndierë, e për vreës, e për kurvjarë, e për magjishtjarë e për idhollollatrë, e për gjithë gënjeshtjarëtë, pjes’ e ture është ndë gjol që digjetë me zjar e me shqufur; që është mort i ditë.
Gjellëratë për bark, e barku për gjellëra, e Perndia do të prishjë edhe këtë edhe ato. Po kurmi nuk’ është për kurvëri, po është për Zotnë, e Zoti për kurmnë.