Të dashurë, ndashti jemi djelm të Perndisë, po edhe nuk’ është çfaqurë ajo që do të jemi, e e dimë që kur të çfaqetë, do të shëmbëllejëmë mbë të, sepse do të shohëmë atë sikundr’ është.
Me Krishtinë jam mbërthierë ndë Kruq, e nukë rroj më unë, po rron mbë mua Krishti, e jetënë që rroj unë ndashti ndë kurm, e rroj mbë besë të Krishtit, të birit së Perndisë, t’atij që më deshi mua e dha vetëhen’ e tij për mua.
Pra andaj le të jenë ngjeshurë mesetë e mëndiesë suaj, të esëlluarë, shpëreni tërë mb’atë dhurëti që është dhënë mbë juvet, mbë të çfaqurë të Iisu Hristoit.
Ai do të ndërrojë kurmin’ e t’unjurit tanë, që të jetë mbë një furmë me kurm të nderit së tij, mb’atë fuqi që me të mund të bjerë ai ndënë vetëhë të tij gjithë punëratë.
Baba, unë dua, ata që më dhe mua, të jenë edhe ata me mua, atje tek jam unë, që të shohënë nderë tim, që më dhe mua ti, sepse më ke dashurë mua pa bënë edhe bota.
Më të pastajmenë, m’është ruajturë për mua kurora e së drejtësë, që do të më apë mua Zoti, gjukatësi i drejtë, mb’atë ditë, e jo vetëmë mua, po edhe gjith’ ature që dëshëroijnë t’ardhurit’ e tij.
Pasandaj na që jemi të gjallë, që jemi mbeturë, do të biremi mbi mjergullë nd’erë me ata bashkë për të priturë të Zotit, e kështu do të jemi gjithënjë bashkë me Zotnë.
Kush ka veshë le të digjojë atë që thotë Shpirti mbë qishëra; atij që mund do t’i ap të hajë nga druri i jetësë, që është ndë mes të Paradhisit së Perndisë.