Me Krishtinë jam mbërthierë ndë Kruq, e nukë rroj më unë, po rron mbë mua Krishti, e jetënë që rroj unë ndashti ndë kurm, e rroj mbë besë të Krishtit, të birit së Perndisë, t’atij që më deshi mua e dha vetëhen’ e tij për mua.
Vërtet, vërtet u thom juvet, se ai që digjon fjalënë time e beson nde ai që më dërgoi mua, ka jetë të pasosurë, e mbë gjuq nukë vjen, po shkon nga vdekëja mbë jetë.
Sepse nd’është që kur jeshëm armiqt’ e Perndisë, u paqtuam me të me mes të vdekëjësë të birit së tij, fort më shumë ndashti që jemi të paqtuarë me të, do të sosemi me të ngjallëtë të tij.
Po stoli është njeriu i fshehurë i zëmërësë me atë që nukë prishetë, do të thom, të Shpirtit së butë e të paluajturit, që është pun’ e vëjierë përpara Perndisë.
Atëherë u përgjegj Iisui, e tha: I lëvduarë qofç, o tatë, Zot i Qiellit edhe i dheut, se i fshehe këto nga sofotë edhe nga të mënçuritë, e ua dëftove foshnjëvet.
Ma cilido që të pijë nga ata ujë që t’i ap unë atij, do të mos ketë et ndë jetë të pasosurë. Po ujëtë që do t’i ap unë atij, do të bënetë nde ai rrjedhëjë ndë jetë të pasosurë.
Ai që ka vesh, le të digjojë ç’thotë Shpirti ndë qishëra; atij që të mundjë do t’i ap të hajë nga Mana e fshehurë, e do t’i ap atij një halik të bardhë, e mbi halik ëmër të ri shkruarë, që s’e njeh njeri, veçe atij që e merr.
Të dashurë, ndashti jemi djelm të Perndisë, po edhe nuk’ është çfaqurë ajo që do të jemi, e e dimë që kur të çfaqetë, do të shëmbëllejëmë mbë të, sepse do të shohëmë atë sikundr’ është.