2 Kini silloi për punëra që janë atje lart, e jo për të dheut.
Ndë jini adha ngjallturë bashkë me Krishtinë, kërkoni punërat’ e lartësme, tek është Krishti që rri mb’anë të djathëtë të Perndisë.
Edhe ai u kthe e i tha Petrosë: Ikë prapa meje, satana. Skandhall je e më mbodhis, se nukë mendone punërat’ e Perndisë, po punërat’ e njerëzet.
Mos mbëjidhi ju gjë shumë mbë dhe, atje që edhe krimbi edhe kopica e prish, edhe atje që shpojënë kusarëtë, e vjedhënë.
Bëni adha të vdesënë krahët’ e kurmit suaj të përdhesuratë, kurvërinë, të pëgëritë, pothenë, dëshërimn’ e keq, edhe lakëminë, që ajo është Idhollollatri.
E u thot ature: Vështroni, e ruajuni nga lakëmimi; sepse nukë qëndron jet’ e njeriut nga mbëjedhëja e gjërit që ka.
E nd’ësht’ adha, që nuk’ u duktë të besësë ndë gjë që qe nga adhiqi, cili do t’u besojë juvet mbë të vërtetënë?
E jam shtrënguarë mbë të di anë, dojë të ngrihëshë e të jeshë bashkë me Krishtinë, që është shumë më mirë.