Kush kuvëndon, le të kuvëndojë si kuvënde të Perndisë, kush është ndë dhiakoni, le të bëjë dhiakoninë si nga fuqia që i është dhënë nga Perndia; që të lëvdonetë mbë të gjitha Perndia me anë të Iisu Hristoit. Atij është nderi e mbretëria, ndë jetë pas jetet. Ashtu qoftë!
E juvet posi gurë të gjallë jini ktisurë mbi të, një shtëpi e Shpirtit, një Priftëri Shënjte, për të prurë kurbane të Shpirtit, të pëlqiera te Perndia, me anë të Iisu Hristoit.
Ma juvet, fili e cgjedhurë, Priftëri e mbretit, Milet i Shënjtëruarë, llao i fituarë nga Perndia, për të rrëfierë të miratë e atij që u thirri juvet nga errëcira ndë dritë të tij të çuditurënë.
Pavllua, e Silluanoi, e Timotheoi mbë Qishë të Seleniqotet, mbë Babanë Perndinë, e mbë Zonë Iisu Hristonë, le të jetë dhurëti mbë jush, e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.