Sikundr’ është të parit’ e përparëshm të Perndisë Babait mbë Shënjtërim të Shpirtit, ndë të gjegjurë të Iisu Hristoit, e ndë të randisurë me gjak të tij, dhurëti e paq le të shtonetë mbë juvet.
Mbë gjith’ ata që gjëndenë ndë Rom, të dashurit’ e Perndisë, që quhenë Shënjtorë, dhuratë mbë ju, edhe paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
Pavllua, ropi i Perndisë e Apostolli i Iisu Hristoit, sikundrë është besa e së cgjedhuret së Perndisë, e të njohurit’ e së vërtetësë, që është sikundr’ është evsevia.
E do të dërgojë Ëngjëllit’ e tij me zurna që ka zë të madh, e do të mbëjedhënë të zgjedhurit’ e tij nga të katër erëtë, nga anët’ e Qiellvet, ngjera ndë tjetërat’ anët’ e ture.
Që na ka lefterosurë nevet, e na ka thirrë me të thirrë të Shënjtëruarë, jo për punë tona, po sikundrë qe kshilli i tij, e sikundrë qe dhurëtia që na u dha nevet, me anë të Krishtit Iisuit pa dhe nisurë jetëtë.
Sepse pa edhe lerë ata, e pa bërë dhe as të mirë, as të lig, që të mbetetë pa luajturë skopoi i Perndisë, që është me të zgjedhurë, jo nga punëtë, po nga ai që thërret.
Këta do të lëftojënë me qengjnë, e qengji do t’i mundjë ata, sepse ai është Zoti i zotërinjet, e Mbreti i mbretëret; e ata që janë me të bashkë të thirrë e të cgjedhurë e të besësë.
Sepse do të ngrihenë Krishtër të rrem, edhe profitër të rrem, e do të apënë nishane të mëdha, edhe çudira, ngjera sa të qeshjënë ndë mundçinë, edhe të zgjedhuritë.