Vështroni se mos u gënjejë juvet njeri me anë të fillosofisë e pavëjierë, e gënjeshtjaresë, sikundr’ është të paradhosurit’ e njerëzet, sikundrë janë stihit’ e botësë, e jo sikundr’ është Krishti.
Mos liri të hiqi posht’ e lart mbë shumë lloi dhidhaskalira; sepse është pun’ e mirë që të forconi zëmërënë me anë të dhurëtisë, jo me anë t’ature të ngrënavet, që nukë vëjejtinë gjëkafshë ata që ecnë mbë to.
Kurvjarë e kurvjare, nuk’ e diji juvet se miqësia e kësaj jetet është hasmëri e Perndisë? Cilido që të jetë miku i kësaj jetet, bënetë armiku i Perndisë.
Ma nga meje qoftë larg të mburrem për jatërë, përveçe ndë Kruq të Zotit sonë Iisu Hristoit. Mb’atë jeta ime është kruqasurë mbë mua, edhe unë mbë jetë.
Domethënë armiqërinë me anë të kurmit së tij, tuke bërë ndë urdhërë të tij të qëndron nomi i porsivet, që të dërton mbë vetëhe të tij nga të di një njeri të ri, tuke bërë paq.