14 Tuke shuarë të ligënë hirografonë për nevet ndë dhogmëra, që qe kondrë nevet, e ai e hoqi atë nga mesi tuke mbërthierë atë ndë Kruq.
Ndashti me të thënë: të re, e vjetëroi të parënë, e ajo që vjetëronetë e mplaketë, ësht’ afër prishëjësë.
Ndashti porsi e parë kthenetë prapë, për smundëjë të saj e të pavëjierë.
Ndë jini adha vdekurë bashkë me Krishtinë, ndë stihi të kësaj jetet, pse ndashti sikur rroni ndë jetë qëndroni për rito?
Ai fajetë tona i mbajti ai vetë ndë kurm të tij mbi dru; që të vdesëmë ndë faje e të rrojmë ndë të vërtetë. Për plagë të tij jini juvet shëruarë.
Metanoisni adha e ktheuni, që t’u shuhenë fajetë tuaj; që të vijënë kohërë të parigorisë nga faqea e Zotit.
Sepse ai punon gjithënjë mistirë e së paudhësë, vetëmë që ai që e mban ndashti, e mban ngjera sa të dalë nga mesi.
E ishnë që të di përpara Perndisë të drejtë, e ecëijnë ndë gjithë porsi e të drejta të Zotit pa të sharë.