Po Iudheo ësht’ ai që është i tillë ndë të fshehurë. E të prerëtë është të prerit’ e zëmërësë që është ndë Shpirt, e jo ndë grammë. Këta të prerë ka nder jo mbanë njerëzet, po mbanë Perndisë.
Me Krishtinë jam mbërthierë ndë Kruq, e nukë rroj më unë, po rron mbë mua Krishti, e jetënë që rroj unë ndashti ndë kurm, e rroj mbë besë të Krishtit, të birit së Perndisë, t’atij që më deshi mua e dha vetëhen’ e tij për mua.
Sepse nukë hiri Krishti ndë të Shënjtëruara të bëra me duar, ksomblë së vërtetavet, po hiri nd’atë të Qiellvetë, që të çfaqej ndashti për të mirë tënë përpara Perndisë.
Ma Krishti, si erdhi Arhieref i së miravet që do të vijnë, me anë të një më së lartiet e më së mirësë tendë, jo bërë me duar, domethënë jo nga këta të dërtuarë.
Sepse navet e dimë që ndë na u prishtë shtëpia onë e balta e kësaj tendet, kemi një të ndënjurë prej Perndiet, një shtëpi jo të bërë me duar, që s’ka të sosurë ndër Qiell.
E si u mbushnë të tetë ditë për të prerë vetëhen’ e djalit, e ju vu ëmër’ i tij Iisu, sikundrë i qe thënë nga Ëngjëlli, pa qënë dhe zënë ai ndë bark të mëmmësë.
Bëni adha të vdesënë krahët’ e kurmit suaj të përdhesuratë, kurvërinë, të pëgëritë, pothenë, dëshërimn’ e keq, edhe lakëminë, që ajo është Idhollollatri.