Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Kollosait 1:9 - Dhjata e Re 1827

9 Andaj edhe nevet, që atë ditë që digjuam, nukë pushojëmë tuke falurë për juvet, e tuke kërkuarë që të mbushi nga të njohuritë e thelimësë tij, me çdofarë sofie e urtëci të Shpirtit.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Kollosait 1:9
35 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

E sofia që është lartazi, protoparë ësht’ e qëruarë, e pastaje që bën paq, e butë, e bindurë, plot me ndëjesë e me pemmë të mira, e largë nga të ksetaksuritë, e pa ipokrisi.


E nd’i lipsetë ndonjeit nga jush sofi, le të kërkojë nga Perndia që ep mbë gjithë pa kurcim e nukë shan, e do t’i ipetë atij.


Ecëni me sofi ndë të përjashtësmitë, tuke kseshpërblierë kohënë.


T’u bëjë të jini të zotë ndë çdofarë punë të mirë, që të bëni thelimën’ e tij; me të bërë ai mbë juvet atë që është e pëlqierë përpara si, me anë të Iisu Hristoit. Mb’atë është nderi mbë jetë pas jetet. Kështu qoftë!


Sepse këjo është thelim’ e Perndisë, tuke bërë të mirë të mbillni gojën’ e njerëzet të pamënd.


Pra andaj lutemi gjithënjë për juvet, që t’u aksiosjë Perndia onë mbë të thirrë të ture, e të paguajë thelimën’ e tij të mirënë, e punën’ e besësë me fuqi të tij.


E e dimë që i biri Perndisë ka ardhurë, e na ka dhënë nevet mënd të njohëmë atë që ësht’ e vërtetë, e jemi ndë të vërtetinë, të bir’ e tij Iisu Hristonë. Kij është Perndia e vërtetë, edhe jeta e pasosurë.


Fjal’ e Krishtit le të rrijë mbë juvet me të plotë, mbë çdofarë sofie, tuke dhidhaksurë e tuke dhënë nasihat njeri-jetërit, me anë të psallmovet, e të imnovet, e të këngëvet të Shpirtit, tuke kënduarë për efharisti të Zotit mbë zëmra tuaj.


Sepse juvet u duhetë durim, që të bëni thelimën’ e Perndisë, e të mirri të taksuritë.


(Tuke bërë të luturë për gjithë juvet ndë çdo të falturë tim me gëzim).


Lëvdoj Perndinë time kurdo që të zë ngoje tij ndë të falura të mia.


Tuke punuarë jo me si, si për të pëlqierë mbë njerëz, po si shërbëtorë të Krishtit, tuke bërë thelimën’ e Perndisë me zëmërë.


E të mos jini të kthierë sikundrë kthenetë këjo jetë, po ktheni vetëhenë tuaj me të përtërijturë të mëndiesë suaj, që të njihni juvet cila është thelim’ e Perndisë e mira e më e pëlqiera, edhe e sosura.


Kurdo kujtonemi punën’ e besësë suaj, e mundimn’ e dashurisë, e durimn’ e shpëresësë të Zotit sonë Iisu Hristoit, përpara Perndisë e Babait sonë.


E jeta shkon, edhe dëshërimi i saj; ma ai që bën thelimën’ e Perndisë, duron për gjithë jetë të jetësë.


Që të mos rrojë më ndë dëshërime të njerëzet, po të rrojë ndë thelimë të Perndisë, kohënë jetërë që i mbet të rrojë ndë kurm.


U faletë me shëndet Epafrai, që është prej jush ropi i Krishtit, ai që lëfton gjithënjë për juvet me të falë, që të qëndroni të teliosurë e të mbushurë nga ato që do Perndia.


Atij që erdhi ndër juvet, sikundr’ erdhi ndë gjithë botë, e bën pemmë e rritetë, si edhe ndër juvet, që mb’atë ditë që digjuatë, e njohtë dhurëtin’ e Perndisë me të vërtetë.


Pra andaj mos u bëni të pamënd, po digjuarë të thelimësë Zotit.


Dhoqimasni juvet vetëhenë, cila ësht’ e pëlqierë te Zoti.


Atë që bëri të tepëron ndë nevet mbë çdo sofi e urtëci.


Ndë do njeri të bëjë thelimën’ e atij, do të njohë nd’është këjo dhidhahi e Perndisë, a unë kuvëndoj prej vetiut.


Sepse mbë gjithë punëra jini bërë të pasurë prej si, mbë çdo dhurëti të fjalësë e të mëndiesë.


Petrua dha ruhej ndë hapsanë; ma të falturitë te Perndia bënej gjithënjë për atë nga Qisha.


Me tropo që ësht’ e çfaqurë pjesa që ke ti ndë besë, për të njohurë gjithë punët’ e mira që janë ndër juvet mbë Hristonë Iisunë.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ