6 Atij që erdhi ndër juvet, sikundr’ erdhi ndë gjithë botë, e bën pemmë e rritetë, si edhe ndër juvet, që mb’atë ditë që digjuatë, e njohtë dhurëtin’ e Perndisë me të vërtetë.
Juvet nukë më zgjuadhtë mua, po un’ u kam zgjedhurë juvet, e u vura juvet që të viji e të bëni pemmë, e pemma juaj të jet’ e duruaçme; e andaj çdo gjë që të kërkoni nga babai mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet.
Me anë të Silluanoit, vëllait së besësë, u kam shkruarë, më duketë, me pak fjalë për të dhënë juvet nasihat, e për të martirisurë që këjo është dhurëti e vërtetë e Perndisë, që qëndroni mbë të pa luajturë.
Ndë qëndrofçi themelosurë mirë e pa tundurë ndë besë, e të paluajturë ndë shpëresë t’Ungjillit që digjuatë, e që u dhidhaks mbë gjithë botë që është ndënë Qiell, atij Ungjillit unë Pavllua jam bërë shërbëtuar.
E ndashti pa u zbulua e u njoh mbë gjithë fili me anë të kartëravet së profitëvet, sikundrë qe urdhëria e Perndisë së pasosurë për të gjegjurë navet ndë besë.
E dua ta diji juvet, o vëllazër, se shumë herë bëra nijet të vijë ndër juvet (e u mbodhiçë ngjera të sormenë) që të kem edhe mbë juvet ndonjë të mbrodhurë, si edhe ndë të tjeratë filira.
Po vjen kohë, edhe ndashti është, që ahiere lëvdorët’ e vërtetë, do të lëvdojënë babanë me Shpirt, e me të vërtetë; sepse babai të tillë kërkon ata që lëvdojënë atë.
Ma nevet duhetë të lëvdojëmë Perndinë kurdo për juvet, vëllazër të dashurë nga Zoti, sepse u cgjodhi juvet Perndia që herën’ e parë për shpëtim me Shënjtërim të Shpirtit, e me besë të vërtetësë.
Andaj edhe nevet efharistisjëmë Perndinë gjithënjë, sepse si muarrtë fjalën’ e Perndisë që digjuatë prej nesh, e dhekstë jo si fjalë njerëzet, po sikundr’ është me të vërtetë (si) fjalë Perndiet, që ajo fjalë edhe bën punë mbë ju që kini besuarë.
Sepse Ungjilli inë nuk’ u bë mbanë jush me fjalë vetëmë, po edhe ndë fuqi, e ndë Shpirtinë Shënjt, e ndë të mbushurë të shumë, sikundr’ e diji çfarë lloi qem nevet ndë mes tuaj për të mirë tuaj.
Me fuqi të thavmëravet e të çudivet, me fuqi të Shënjtit Shpirt, ngjera mbë kaqë që nga Ierusalimi e nga vëndetë rrotullë ngjera mbë Iliri gjithë e kam mbushurë me Ungjill të Krishtit.
T’u hapç ature sitë që të kthenenë nga erësira mbë dritë, e nga urdhëri i Satanait mbë Perndinë, që të marrënë ata të ndëjierit’ e fajevet e pjesë me Shënjtorë, me anë të besësë që është mbë mua.
E një grua që quhej Lidhi nga qutet’ i Thiatiret që shit porfire, e frikuarë e Perndisë, rrij e digjon. Kësaj i hapi zëmërënë Zoti të mbaj vesh mb’ato që thosh Pavllua.