Duhetë që t’apëmë nevet kurdo efharisti Perndisë për juvet, vëllazër, sikundrë ka hie, sepse besa juaj vete sa më shumë tuke rriturë, e shtonetë dashuria e cilitdo nga jush mbë njeri-jatërinë.
Sepse nuk’ ësht’ adhiko Perndia, që të harojë punëratë tuaj, e mundimn’ e dashurisë që kini dëftuarë për ëmër të tij, me atë që shërbietë Shënjtorëtë, e më atë që i shërbeni.
E nevet kemi njohurë e kemi besuarë mb’atë dashuri që Perndia ka mbë nevet. Perndia është dashuri, e kush qëndron ndë dashuri, qëndron mbë Perndinë, e Perndia mb’atë.
Ndashti pa si u kthie Timotheoi nga juvet ndër nesh, e na pru habere të mira nevet për besë e për dashuri tuaj, e që kujtoni nevet kurdo për të mirë, e dëshëroni të na shihni nevet, sikundrë kemi edhe na dëshërim që t’u shohmë juvet.
Andaj edhe nevet, që atë ditë që digjuam, nukë pushojëmë tuke falurë për juvet, e tuke kërkuarë që të mbushi nga të njohuritë e thelimësë tij, me çdofarë sofie e urtëci të Shpirtit.
E jo vetëmë me t’ardhurë të tij, po edhe me parigori të tij që pat marrë prej jush, si na tha nevet dëshërimnë tuaj, të qarëtë tuaj, dashurin’ e ngrohëtë tuajnë për mua, kaqë që si digjova ato u gëzuaçë më tepërë.