Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Iudhësë 1:3 - Dhjata e Re 1827

3 Të dashurë, si paçë të madhe silloi t’u shkruajë juvet për shpëtim të gjithëvet bashkë, u gjëndçë shtrënguarë t’u shkruaj juvet, e t’u lutem që të lëftoni për besë që është dhënë shënjtorëvet njëherë.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Iudhësë 1:3
44 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Lëfto ndë luftë të mirë të besësë. Rrëmbe jetën’ e pasosurë, që për atë je thirrë, e mollojise një molloji të mirë përpara shumë martirëvet.


Përveçe të biri sikundrë kërkon Ungjilli i Krishtit, që ja të vij unë e t’u shoh juvet, ja për së largut të digjoj për juvet të thonë, që qëndroni pa luajturë, ndë një Shpirt e ndë një zëmërë, tuke punuarë gjithë bashkë ndë besë të Ungjillit.


Ma juvet, o të dashurë, tuke stisurë vetëhenë tuaj mbë shumë të shënjtëruarënë besënë tuaj, lutuni me anë të Shënjtit Shpirt.


E ata e mundnë atë me fuqi të gjakut së qengjit, e me fuqi të fjalësë të martirisë ture; e nuk’ i deshnë shpirtërat’ e ture ngjera mbë vdekëjë.


Mbë Titonë djalën’ e dashurë sikundr’ është besa që kemi bashkë, dhurëti, ndëjesë, e paq nga Perndia Babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi që shpëton nevet.


Mos u friko për ato që ke për të pësuarë; ja, që djalli ka për të vënë dica prej jush ndë hapsanë, që të dhoqimasi; e do të kini shtrëngim për dhjetë dit; qëndro i besësë ngjera mbë vdekëjë, e do t’ap ti kurorën’ e jetësë.


Mba ksomblën’ e fjalëvet së shëndosha, që qe digjuarë nga meje, me besë e me dashuri që është mbë Hristo Iisunë.


Këtë porsi të bëj ti, o biri im Timotheo, që sikundrë janë profititë që qëndruanë përpara për tij, të bëneç trim mbë to, ndë trimëri të mirë.


Mb’ata nuk’ u bindm as një sahat ndë të gjegjurë që të mbetetë kurdo e vërteta e Ungjillit mbë juvet.


Po u lutem juvet, o vëllazër, ta ruani fjalën’ e nasihatit; sepse me pak fjalë u shkrova juvet.


Ma Savllua sa vij forconej, e i bën të pagojë çifutë që rrijnë ndë Dhamasko, tuke dëftuarë që ai është Krishti.


Po ndonëse patmë hequrë shumë të këqia më përpara, e të shara, sikundr’ e diji, ndë Filippë, ma patm tharos te Perndia onë të flasëmë mbë ju Ungjill’ e Perndisë me shumë të përpjekurë.


Sepse u kam dhidhaksurë juvet protoparë atë që paçë mpsuarë edhe unë, që Krishti vdiqi për faje tona, sikundrë thonë kartëratë.


E as mbë ndonjë tjatër është shpëtimi; sepse as tjatër ëmër është ndënë Qiell dhënë mbë njerëz, që me anë të tij duhetë të sosemi na.


Sepse shumë fort i qërton çifutë faqeza, tuke dëftuarë nga kartëratë se Iisui është Hristoi.


E ua hap e ua dëfton se duhej të pëson Krishti, e të ngjallej nga të vdekuritë, edhe se kij është Hristoi Iisui, që unë rrëfej mbë juvet.


Ma juvet, o të dashurë, kujtoni fjalëtë që u patnë thënë më përpara Apostojt’ e Zotit sënë Iisu Hristoit.


Simeon Petrua, ropi e apostolli i Iisu Hristoit, mb’ata që të tillënë kanë marrë bara mbë nevet me short besënë me të drejtë të Perndisë sanë e të Sotirit Iisu Hristoit.


Me anë të Silluanoit, vëllait së besësë, u kam shkruarë, më duketë, me pak fjalë për të dhënë juvet nasihat, e për të martirisurë që këjo është dhurëti e vërtetë e Perndisë, që qëndroni mbë të pa luajturë.


Mb’ata që janë mbë Kolloso Shënjtorë e vëllazër të besësë mbë Krishtinë. Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.


Pavllua edhe Timotheoi, ropt’ e Iisu Hristoit, mbë gjithë Shënjtorë mbë Krishtinë Iisunë, që janë ndë Filippë, bashkë me Piskopë e me Dhiakonë.


Pavllua, Apostolli i Iisu Hristoit me të dashurë të Perndisë, mbë Shënjtorë që janë nd’Efeso, edhe të besësë mbë Hristonë Iisunë.


Shihni me çfarë kartëra u shkrova me dorë time.


Digjoni adha juvet që ndë filira të tjera u dërgua shpëtimi i Perndisë, e ata do ta digjojënë.


Sepse unë nuk’ u shtëmëgçë që të mos u rrëfejë juvet gjithë kshill’ e Perndisë.


Nuk’ është Çifut, as Elin, s’është kopil, as eleftero, s’është mashkull a fëmërë, sepse ju të gjithë një vetëmë jini mbë Hristo Iisunë.


E fjala e Perndisë rritej, e shtonej nëmuri i mathitivet ndë Ierusalim shumë. Edhe shumë turmë priftëret gjegjejnë besënë.


E Anania u përgjegj: O Zot, digjova nga shumë botë për këtë njeri, sa të këqia ka bërë Shënjtorëvet së tu ndë Ierusalim.


U taksjëmë më të tepëra punëra për juvet, o të dashurë, e më të vëjiera për sotiri tuaj, ndonëse kuvëndojmë kështu.


Sespe më mirë qe për ata të mos kishnë njohurë udhën’ e së drejtësë, se si e njohnë, të kthenenë prapë nga porsia e Shënjtëruarë, që qe dhënë mbë ta.


Iudha, ropi i Iisu Hristoit, e vëllai i Iakovit, mb’ata që janë shënjtëruarë mbë Perndinë babanë, e të ruajturë të thirrë mbë Iisu Hristonë.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ