5 Ngjera sa jam ndë botë, jam drit’ e botësë.
Përsëri Iisui u foli ature, e u tha: Unë jam drita e botësë. Ai që vjen pas meje, do të mos ecëjë nd’erësirë, po do të ketë dritën’ e jetësë.
Unë arçë dritë ndë dinia, që kush të besojë mbë mua, të mos mbetetë ndë mes t’erësirësë.
Se kështu na porsiti navet Zoti: U të bëra ti dritë për fili të pabesa, të gjeç ti për sotiri të ture ngjera mb’anë të dheut.
Andaj thotë: Ngreu mbë këmbë ti që flë, e ngjallu nga të vdekuritë, e do të ndrijë ti Krishti.
T’u hapç ature sitë që të kthenenë nga erësira mbë dritë, e nga urdhëri i Satanait mbë Perndinë, që të marrënë ata të ndëjierit’ e fajevet e pjesë me Shënjtorë, me anë të besësë që është mbë mua.
E quteti nukë ka hri nga dielli, as nga hënëza që ta ndritjënë atë; sepse drita e Perndisë e ndriti atë, e foti e saj është qengji.
Llaoi që rrij ndë erësirë, pa dritë të madhe, edhe ata që rrijnë ndë erësi, edhe ndë skotadh të vdekëjësë dritë feksi mb’ata”.
Që Krishti duhej të pëson, që sepse duaj të ish ai i pari që të ngjallej nga të vdekuritë, do të dëftojë dritënë ndë këtë llao edhe ndë fili të tjera.
Dritë për të ndriturë filitë, e për nder të llaoit sit Israilit.
Ju jeni drit’ e diniasë, s’mun quteti të fshihetë kur është mbë majë të malit.