12 Përsëri Iisui u foli ature, e u tha: Unë jam drita e botësë. Ai që vjen pas meje, do të mos ecëjë nd’erësirë, po do të ketë dritën’ e jetësë.
Unë arçë dritë ndë dinia, që kush të besojë mbë mua, të mos mbetetë ndë mes t’erësirësë.
Ngjera sa jam ndë botë, jam drit’ e botësë.
U thot’ adha ature Iisui: Akoma pakëzë kohë është me juvet drita. Ecëni ngjera sa keni dritë, të mos u zërë juvet erësira. E ai që ecën nd’erësirë, nukë di se ku vete.
Ju jeni drit’ e diniasë, s’mun quteti të fshihetë kur është mbë majë të malit.
E të dëmëtuaritë është ndë këtë, se drita erdhi ndë botë, e njerëzitë deshnë më shumë erësirënë se dritënë, sepse qenë të këqia punërat’ e ture.
Sepse ndë mos kurceu Perndia Ëngjëjtë kur fëjienë, po i shtiu ndë Tartaro, e lidhurë me zinçirë të errëcirësë i dha të ruhenë për gjuq.
Se kështu na porsiti navet Zoti: U të bëra ti dritë për fili të pabesa, të gjeç ti për sotiri të ture ngjera mb’anë të dheut.
Që Krishti duhej të pëson, që sepse duaj të ish ai i pari që të ngjallej nga të vdekuritë, do të dëftojë dritënë ndë këtë llao edhe ndë fili të tjera.
I thot’ atij Iisui: Unë jam udha, edhe e vërteta, edhe jeta. Ndonjë s’vete te babai, përveçme me anë time.
Ndë do njeri të bëjë thelimën’ e atij, do të njohë nd’është këjo dhidhahi e Perndisë, a unë kuvëndoj prej vetiut.
E filitë që sosenë, do të ecëjnë pas dritësë saj; e mbretëret’ e dheut bienë nder e ture e lëvdimnë mb’atë.
Dritë për të ndriturë filitë, e për nder të llaoit sit Israilit.
Tallaze t’egra të detit, që shkumojënë tu(r)pet’ e ture, ulle të pllanepsura, për ata mjergull’ e zezë ruhetë për gjithë jetë.
Këta janë kronjer të paujë, re që i ndjek thëllimi, për ata ruhetë mjergullë e zezë për jetë.
Edhe Ëngjëjtë që nukë ruajtinë të lartët’ e ture, po lanë vëndn’ e ture, i ruan mbuluarë nd’errëcirë ndë zinçirë të pasosurë mbë gjuq të ditësë madhe.
Ngjera sa kini dritënë, besoni mbë dritë, që të bëneni të bijt’ e dritësë. Këto tha Iisui e vate e u fsheh prej suresh.
Ndë thaçim se kemi shoqëri me të, e ecëjmë nd’errëcirë, gënjejëmë, e nukë bëjëmë të vërtetënë.