8 Hajdeni juvet ndë këtë të krëmpte, unë nukë vete ndë këtë të krëmpte, se nuk’ është mbushur’ edhe koha ime.
Andaj u thot’ ature Iisui: Nuk’ erdhi edhe koha ime, ma koha juaj është kurdo gati.
Këto fjalë tha Iisui ndë Gazofillaqi, kur dhidhaks ndë Iero, e ndonjë nuk’ e zuri atë, se nukë kish ardhurë edhe sahat’ i tij.
Andaj e kërkoijn’ atë ta zijnë, ma ndonjë s’hodhi dorënë mbi të, sepse nukë kish ardhurë sahati i tij.
E kur thosh ai këto fjalë, shumë besuanë nde ai.
Edhe ai u tha: Haideni ndë qutet te akëcili, e thoi atij: Dhaskali thotë: Koha ime afër është, tek teje bëj pashkënë me mathitit’ e mi bashkë.
I thot’ asaj Iisui: Ç’ke me mua të bëç ti, o grua, edhe s’ka ardhurë koha ime.
E si tha mb’ata këto, mbeti ndë Galileë.