41 E të tjerë thoshnë: Kij është Krishti. E të tjerë pa thoshnë: Se mos vjen Krishti nga Galilea?
Ju përgjegjnë, e i than’ atij: Mos je edhe ti nga Galilea? Kërko kartëratë, e shih, që profit nga Galilea nuk’ u ngre.
Gjen Filippoi Nathan(a)ilnë e i thot’ atij: Gjem atë, që për të shkroi Moisiu ndë nom, edhe profitëritë, Iisunë, të bir’ e Iosifit nga Nazareti.
E shumë nga turma besuanë nde ai, e thoshnë, se: kur do të vijë Krishti, mos do të bëjë më shumë çudira nga këto që bëri kij?
E nevet besuam, e njohm se ti je Krishti, i biri Perndisë gjallë.
E i thoshnë gruasë: Navet nukë besojëmë më nga fjala jote, se nevet vetë digjuam edhe pam, se kij është me të vërtetë ai që lefteros botënë, Krishti.
Ejani të shihni një njeri që më tha mua sa punëra paçë bërë. Mos është vallë kij Krishti?
I thot’ atij gruaja: E di që vjen Mesia që thuhetë Krisht. Kur të vijë ai, do të na i dëftojë nevet të gjitha.
I thot’ atij Nathanaili: Nga se më njeh? Ju përgjegj Iisui e i thot’ atij, që: Pa thirturë dhe ti Filippoi, kur jeshë ndënë fik, të paçë ti.
E njeri nga ata të di ishte Andhrea, i vëllai Simon Petrosë, që kishnë digjuarë fjalëtë nga Ioanni e kishnë vaturë pas tij.
Po këtë e dimë nga është. E Krishti kur të vijë, nuk’ e di njeri nga është.