E Iisui ju përgjegj atij: Unë faqeza kuvëndova ndë botë, unë dhidhaksa kurdo ndë Sinaguaj edhe ndë Iero tek mbëjidhenë nga çdo anë çifutë, e ndë të fshehurë nukë thaçë ndonjë fjalë.
Njeriu i mirë nga hazinea e mirë e zëmërësë tij nxjer të mirënë; e njeriu i lig nga hazineja e ligë e zëmërësë tij nxjer të ligënë; se nga ajo që tepëron ndë zëmërë flet goja e tij.
Edhe kur do të faleç, të mos bëç si Ipokritetë - se ata kanë zakon të rrinë e të falenë ndë të mbjedhura e ndëpër anë t’udhëravet, që të shohënë njerëzitë; me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.
E kur agjëroni, mos vari buzënë tuaj, sikundrë bëjënë Ipokritetë, se ata ligëjënë faqet’ e ture, që të dukenë ndë njerëz se agjërojënë. Me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.
E i tha atij: Ndë është që je i biri i Perndisë shtjerë vetëhenë poshtë, se është shkruarë, që do të porsitjë ndë Ëngjëllit’ e tij për ti, e do të të ngrenë ndë duar, të mos përpjeksh mbë gur këmbënë tënde.