Thirri adha ndë Iero Iisui tuke dhidhaksurë, e thosh: Edhe mua më njihni, edhe nga jam më njihni, e unë nukë kam ardhurë nga vetëheja ime, po ësht’ i vërtetë ai që më ka dërguarë, që juvet s’e njihni atë.
E Iisui ju përgjegj atij: Unë faqeza kuvëndova ndë botë, unë dhidhaksa kurdo ndë Sinaguaj edhe ndë Iero tek mbëjidhenë nga çdo anë çifutë, e ndë të fshehurë nukë thaçë ndonjë fjalë.
Atë sahat u tha Iisui turmëvet: Posi mbë kusar dualltë me thikëra edhe me drunjër të zëri mua. Ngadita me juvet rrijë e dhidhaksjë ndë qishë, e nukë më zutë.
E hiri Iisui ndë qishë të Perndisë, e nxori jashtë gjith’ ata që shitnë e bleijnë ndë qishë, edhe trapezet e sarafëvet jua gremisi, edhe fronet’ e ature që shitnë pëllumbatë.