Kështu thanë përinjt’ e tij, sepse kishnë frikë nga çifutë, sepse kishnë bërë kuvënd çifutë, që nd’ e njohtë atë njeri për Krisht, ta nxirë nga Sinagoji.
Pas këture Iosifi nga Arimathia (mathitiu i Iisuit, po i fshehurë për frikë të Çifutet) ju lut Pillatosë për të marrë kurmin’ e Iisuit. E i dha urdhër Pillatua. Vate adha e e ngriti kurmin’ e Iisuit.
E si u err atë ditë të parën’ e javësë, kur qenë diertë mbillturë, tek qenë mbëjedhurë mathitejtë nga frika e Çifutet, erdhi Iisui e ndënji ndë mes të ture, e u thot’ ature: Paq mbë juvet.
I di punët’ e tu, e mbë ç’vënd rri ti, tek ka fronë Satanai; e mban ëmërinë tim, e nuk’ arnise besënë time, as mb’ato dit kur Antipa, martiri im i besësë, që u vra ndë mes tuaj te rri satanai.
Kij erdhi natënë tek Iisui, e i thot’ atij: Dhaskal, e dimë që je dërguarë nga Perndia për të dhidhaksurë, sepse ndonjë s’mund të bëjë këto thavmëra që bën ti, ndë mos paftë Perndinë me vetëhe.