Edhe kur t’u ndjekënë juvet ndë këtë qutet, hajdeni ndë tjetërinë, se me të vërteta u thom juvet: Nukë do të sosni qutetet’ e Israilit, ngjera sa të vijë i biri i njeriut.
Iisunë nga Nazareti, që Perndia e hrisi atë me Shpirt Shënjt e me fuqi, ai bëri udhënë tuke bërë të mira, e tuke shëruarë gjith’ ata që qenë skllavosurë nga djalli, se Perndia qe bashkë me të.
E digjuanë Grammatejtë edhe të parët’ e Priftëret, e kërkoijnë me çfarë tropo ta vrisnë atë, sepse i trëmbejn’ atij se gjithë turma çuditejnë ndë dhidhahi të tij.
E çifutë thoshnë njeri me jatërinë: Ku do të vejë kij, që nevet do të mos e gjejëmë atë? Vallë mos do të vejë ndë filira të përhapura të Elinëvet, e të dhidhaksjë Elinëtë?