18 Sepse pesë burra pate, e ndashti atë që ke, nuk’ është burri it. Këtë vërtet e the.
E pameta ndë ndajtitë gruaja burrën’ e saj, e të martonetë me tjatër, ajo bën mihi (kurvëri).
Kur rron adha burri saj, nd’u bashkoftë me tjatër burrë, bënetë kurvë. Ma ndë vdektë burri saj, është lefterosurë nga nomi, që të mos jetë ajo kurvë, nd’u martoftë me tjatër burrë.
E nderçurë qoftë mbë të gjithë martesa, e thalami i pa të pëgërë; sepse kurvjarëtë e mihotë do t’i gjukojë Perndia.
U përgjegj gruaja e tha: Nukë kam burrë. I thot’ asaj Iisui: Mirë the, se nukë kam burrë.
I thot’ atij gruaja: Zot, shoh që profit je ti.
I thot’ asaj Iisui: Hajde, thirri burrit sit, e eja këtu.