6 Çdo që është lerë prej kurmit, kurm është, e çdo që është lerë prej Shpirtit, Shpirt është.
E kaqë që nd’është ndonjë mbë Krishtnë, ai është ktism’ e re. Punërat’ e lashta shkuanë, ja që u bënë të gjitha të ra.
Cilido që është lerë nga Perndia, faj nukë bën, sepse mba farën’ e tij mbë vetëhe, e nukë mund të fëjejë, sepse është lerë nga Perndia.
E ai pa që është bashkuarë me Zotnë, është një Shpirt me të.
Sepse e di që nukë rri tek u (domethënë ndë kurm tim) ndonjë e mirë, sepse të dashuritë e kam me vetëhe, ma të bëj të mirënë, nukë gjej udhë.
Sepse ndë rroni kundrë kurmi, do të vdisni. Ma ndë bëfçi të vdesënë punët’ e kurmit me Shpirt, do të rroni.
Ndëpër ata edhe nevet gjithë pam rruarë njëherë sikundrë qe dëshërimi i kurmit sonë, tuke bënë thelimat’ e kurmit e të kshillit. E jeshëm me të vërtetë djelmt’ e urgjisë, si edhe të tjerëtë.
Mb’atë jini edhe prerë, jo me të prerë të dorësë, sepse jini të veshurë kurmn’ e fajevet të mishit, po ndë të prerë të Krishtit.
Ndashti ata që janë të Krishtit, kanë mbërthierë kurminë bashkë me xanxëra të ture e me dëshërime.
Ata as prej gjakut, as prej thelimet së kurmit, as prej thelimet së burrit, po prej Perndisë lenë.
Sepse kur jeshëm nevet njerëz të mishit, pësimet’ e fajevet që çfaqishnë nga nomi punoijnë ndë anë të kurmit sonë, për të prurë pemmë të vdekëjësë.
Lëvdoj Perndinë me anë të Iisuit Hristoit Zotit sonë. Un’ adha me mënd punoj nomn’ e Perndisë, e me kurm, nomn’ e fajit.
Mos u çudit ndë të thaçë tij, që duhetë të leheni juvet sipërit.