Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Ioanni 3:2 - Dhjata e Re 1827

2 Kij erdhi natënë tek Iisui, e i thot’ atij: Dhaskal, e dimë që je dërguarë nga Perndia për të dhidhaksurë, sepse ndonjë s’mund të bëjë këto thavmëra që bën ti, ndë mos paftë Perndinë me vetëhe.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Ioanni 3:2
30 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Po unë kam një martiri më të madhe se të Ioannit, sepse punëratë që më dha babai mua të telios, ato punëra që bëj unë vetë, dëftojënë për mua, që më ka dërguarë babai.


Iisunë nga Nazareti, që Perndia e hrisi atë me Shpirt Shënjt e me fuqi, ai bëri udhënë tuke bërë të mira, e tuke shëruarë gjith’ ata që qenë skllavosurë nga djalli, se Perndia qe bashkë me të.


Njerëz Israilit, digjoni këto fjalët’ e mia: Iisunë Nazoreonë, njeri dëftuarë ndë juvet nga Perndia me punëra të mëdha, e me çudira që bëri Perndia me anë të tij, përpara sivet suaj, sikundrë e dini edhe juvet.


Andaj ca nga Farisejtë thoshnë: Kij njeri, që nukë ruan të Shëtunënë, nuk’ është nga Perndia. Të tjerë thoshnë: Qish mund një njeri fajëtuar të bëjë të tila çudira? E qe mb’ata të shqierë.


E ndonëse bëri kaqë thavmëra të mëdha ai përpara ature, nukë besuanë nde ai.


E si u kthie Iisui, e i pa ata që vijnë pas si, u tha ature:


E dërguanë nde ai mathitit’ e ture, bashkë me Irodhianotë, e i thanë: Dhaskal, e dimë që je i vërtetë, edhe dhidhaks udhën’ e Perndisë me të vërtetë, e nukë ke dert ti për ndonjë, se nukë vështron ndë faqe të njerëzet.


E shumë nga turma besuanë nde ai, e thoshnë, se: kur do të vijë Krishti, mos do të bëjë më shumë çudira nga këto që bëri kij?


I thot’ asaj Iisui: Marië. U kthie ajo, e i thot’ atij: Ravuni, që domethënë: Dhaskal.


Të mos keshë pasurë bërë mb’ata punëra të tila që kurrë njeri s’i bëri, do të mos kishnë faj, ma ndashti edhe i panë, edhe më urrenë edhe mua edhe babanë tim.


E vanë nde Ioanni, e i than’ atij: Dhaskal, ai që qe bashkë me ti përtej Iordhanit, që për atë dhe martiri ti, ja, kij pagëzon, e gjithë bota venë tek ai.


Edhe ata si erdhë, i thon’ atij: Dhaskal, navet e dimë që je i vërtetë, e nukë kërkon gjë, se nukë vështron hatër’ e njerëzet, po dhidhaks dreq udhën’ e Perndisë: Është ndëjierë t’apëmë haraçnë Qesarit, a jo? Të apëmë, a të mos apëmë?


E më të shumëtë nga vëllazëritë mbë Zonë, si muarrë tharos nga të lidhurat’ e mia, guxojënë më shumë të flasënë pa frikë fjalën’ e Perndisë.


Edhe të puthuratë ndë pazare, e të thërritenë nga njerëzitë: Dhaskal, dhaskal.


Po juvet të mos thërriteni dhaskalë, sepse një është dhaskali juaj, Krishti. E gjithë juvet jeni vëllazër.


Kështu Iisui zuri të bën më përpara thavmëra ndë Kana të Galileësë, e dëftoi lëvdimn’ e tij, e besuanë nde ai mathitit’ e tij.


E ndë mes të këture, i lutejn’ atij mathitit’ e tij, e i thoshnë: Dhaskal, ha pakëzë bukë.


E i vin pas tij një turm’ e madhe, sepse shihnë thavmërat’ e tij që bën mbë të sëmurë.


Ma nd’është që i bëj, ç’doi të besoni mua? Besoni ndë punëra të mia, që të njihni e të besoni që babai është tek u, e u te babai.


Nukë beson që unë jam te babai, e babai është tek u? Fjalëtë që u thom juvet, nuk’ i thom nga vetiu, po babai që është tek u, ai i bën punëtë.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ