Ma poqë e pan’ atë të parët’ e priftëret edhe kopijtë, thirrë më fort e thanë: Mbërthee mbë Kruq, mbërthee mbë kruq. U thot’ ature Pillatua: Mirrie juvet atë e mbërthenie mbë kruq, se unë nukë gjej ndonjë faj mbë të.
Sepse edhe Krishti një herë vdiqi për faje tona, i drejti për të shtrëmbëritë; që të na bjerë nevet te Perndia, ndonëse u vu ndë mort nga an’ e kurmit, ma u ngjall prej Shpirtit.
E Qindësi edhe ata që qenë me të bashkë e ruaijnë Iisunë, si panë tërmetnë, edhe ato që u bënë, u frikuanë shumë, e thanë: Vërtet, biri i Perndisë qe kij.
E si e pa Pillatua, që nukë mund të bëjë gjë, po më shumë kallaballëk bënetë, mori ujë, e lau duartë përpara llaoit, e tha: Jam pa faj nga gjaku i këtij së drejtit, ju e paçi mbë qafë.