E e dimë që i biri Perndisë ka ardhurë, e na ka dhënë nevet mënd të njohëmë atë që ësht’ e vërtetë, e jemi ndë të vërtetinë, të bir’ e tij Iisu Hristonë. Kij është Perndia e vërtetë, edhe jeta e pasosurë.
Navet jemi nga Perndia. Ai që njeh Perndinë, na digjon nevet. Ai që s’është nga Perndia, nukë gjegjetë nevet. Nga këjo shquajmë Perndin’ e së vërtetësë, nga Shpirti i gënjeshtrësë.
Sepse ajo Perndia që tha: Të llampsjë nga errëcira dritë, ajo vetë na llampsi ndë zëmëra tona, për të ndriturë të së njohurit të nderit së Perndisë ndë faqe të Iisu Hristoit.
Ma Paraklitoi, Shënjti Shpirt, që do të dërgojë babai mbë ëmër tim, ai do t’u dhidhaksjë juvet gjithë, e do t’u kujtojë juvet gjith’ ato që u thaçë juvet.
Sepse ata për nevet rrëfejënë çfarë lloi qe të hiritë tanë ndër ju, e qish nga Idhollatë kthejtitë vetëhenë tuaj mbë Perndinë, për të punuarë Perndin’ e gjallë e të vërtetënë.
E u thot’ ature: Cilido që të përmbëjedhë një djalë të tillë mbë ëmër tim, përmbëjedh mua. E cilido që të përmbëjedhë mua, përmbëjedh atë që ka dërguarë mua; se ai që është m’i vogëlë ndë ju gjithë, ai është m’i madh.
Pa për të ngrën’ adha nga ato që janë therturë nd’Idhollë, e dimë që Idholl s’është fare gjë ndë botë, e që s’është jetërë Perndi, përveçe njëit vetëmë.
Po me të vërtetë edhe i sillois, se janë të gjitha dëm për të lartë të njohurit Iisu Hristoit Zotit sim, që për atë u dëmëtuaçë të gjitha, e sillois se janë gjithë gërdhu, që të fitoj Krishtinë.
Sikundrë na ka dhëruarë nevet fuqi e Perndisë tij ato punëra që bëjënë për jetë e për evsevi me anë të njohëjësë atij që na thirri për nder të tij e për të mirë.