Kështu thanë përinjt’ e tij, sepse kishnë frikë nga çifutë, sepse kishnë bërë kuvënd çifutë, që nd’ e njohtë atë njeri për Krisht, ta nxirë nga Sinagoji.
E mos u trëmbni nga ata që vrasënë kurminë, e nukë mundjënë të vrasënë shpirtinë, po të trëmbeni më tepër atë që mund të vërë ndë pisë edhe shpirtinë edhe kurminë.
Të lumurë do të jeni ahiere kur t’u zbojënë juvet njerëzitë, edhe kur t’u veçojënë juvet, e t’u dhunojënë, e t’u krejënë ëmërinë tuaj si të ligj e të ndjetë për sebep të birit së njeriut.
Po vjen kohë, edhe ndashti është, që ahiere lëvdorët’ e vërtetë, do të lëvdojënë babanë me Shpirt, e me të vërtetë; sepse babai të tillë kërkon ata që lëvdojënë atë.