E Maria si mori një litrë miro të nxjerë nga Nardho të qëruarë e të shtrëjtë, leu këmbët’ e Iisuit, e ja fshiu këmbët’ e tij me leshëra të saj, e shtëpia u mbush nga mirodhia e mirosë.
E kur ishte ai ndë Vithani, mbë shtëpi të Simonit së leprosurit, tek rrijte ai ndë sufra, erdhi një grua, e kishte një garafë pa dorë, plot me miro nga Nardho të qëruarë, shumë të shtrëjtë, e si e theu garafënë pa dorë, ja derdhi mbi krie të tij.