16 E kam edhe të tjera dhënd, që ato s’janë nga kij griq; po edhe këto duhetë që t’i mbëjedh unë, e do të më digjojënë zënë tim, e do të bënetë një griq vetëmë e një dëlmier.
Juvet që njëherë jeshëtë jo llao, ma ndashti jini llaoi i Perndisë; juvet që njëherë nukë keshëtë pjesë nga ndëjesa, e ndashti u bëtë pjesëtarë mbë ndëjesë.
Ma nevet duhetë të lëvdojëmë Perndinë kurdo për juvet, vëllazër të dashurë nga Zoti, sepse u cgjodhi juvet Perndia që herën’ e parë për shpëtim me Shënjtërim të Shpirtit, e me besë të vërtetësë.
E tek flit ai akoma, na, e erdhi një re e feksurë, e i mbuloi ata, e na, një zë nga reja që thosh: Kij është biri im i dashuri, që mb’atë prëhem unë, atit t’i digjoni.
E ai më tha: Perndia e baballarëvet sonë të ka ordhinjasurë ti që krie herësë të njohç thelimën’ e tij, e të shohç të Drejtinë, e të digjoç zë nga goja e tij.
Sepse nukë dua unë, vëllazër, të mos e diji juvet këtë të fshehurë (të mos jini të urtë me vetëhe) që të verbuaritë mbë Israilë u bë mbënjanë, ngjera sa të hijë të mbushurit’ e filivet.
A cila ësht’ ajo grua që të kishte dhjetë dhrahmira, e të humbit një dhrahmi, nukë dhez fotinë, e nukë fshin shtëpinë, e nukë kërkon me kujdes ngjera sa ta gjejë?