Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Ioanni 1:4 - Dhjata e Re 1827

4 Mb’atë ishte jeta, e jeta ish drit’e njerëzet.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Ioanni 1:4
30 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Përsëri Iisui u foli ature, e u tha: Unë jam drita e botësë. Ai që vjen pas meje, do të mos ecëjë nd’erësirë, po do të ketë dritën’ e jetësë.


Unë arçë dritë ndë dinia, që kush të besojë mbë mua, të mos mbetetë ndë mes t’erësirësë.


Sepse sikundrë e ka babai jetënë mbë vetëhe, kështu ja dha edhe së birit ta ketë jetënë mbë vetëhe.


Ngjera sa jam ndë botë, jam drit’ e botësë.


I thot’ asaj Iisui: Unë jam të ngjallturitë, edhe jeta. Kush beson mbë mua, edhe ndë vdektë, do të rrojë.


E martiria është këjo, që Perndia na ka dhënë nevet jetë të pasosurë. E këjo është ndë të bir të tij.


I thot’ atij Iisui: Unë jam udha, edhe e vërteta, edhe jeta. Ndonjë s’vete te babai, përveçme me anë time.


U thot’ adha ature Iisui: Akoma pakëzë kohë është me juvet drita. Ecëni ngjera sa keni dritë, të mos u zërë juvet erësira. E ai që ecën nd’erësirë, nukë di se ku vete.


Andaj thotë: Ngreu mbë këmbë ti që flë, e ngjallu nga të vdekuritë, e do të ndrijë ti Krishti.


Llaoi që rrij ndë erësirë, pa dritë të madhe, edhe ata që rrijnë ndë erësi, edhe ndë skotadh të vdekëjësë dritë feksi mb’ata”.


Kur të çfaqetë Krishti jeta onë, atëherë do të çfaqi edhe juvet me të mbë nder.


Që Krishti duhej të pëson, që sepse duaj të ish ai i pari që të ngjallej nga të vdekuritë, do të dëftojë dritënë ndë këtë llao edhe ndë fili të tjera.


Dritë për të ndriturë filitë, e për nder të llaoit sit Israilit.


(E jeta u çfaq, edhe e pam, e martirisjëmë, e rrëfejëmë mbë juvet jetën’ e pasosurë, ajo që qe mbanë Babait, e u duk mbë nevet).


Sepse sikundrë ngjall babai të vdekuritë, e i bën të rrojënë, kështu edhe i biri bën të rrojënë ata që do.


Unë Iisui dërgova ëngjëllinë tim t’u dëftojë juvet këto punëra ndë qishëra; e unë jam rrënja edhe soi i Dhavidhit, ulli i dritësë i mëngjesit.


Kështu ësht’ edhe shkruarë: Njeriu i parë, Adhami, qe bërë Shpirt i gjallë. Adhami i pastajmë Shpirt që ep jetën’ e gjallë.


E më dëftoi mua një lumë të kulluarë të ujit së gjallë, të llampsurë posi kristal, që dilte nga froni i Perndisë e qengjit.


E të dëmëtuaritë është ndë këtë, se drita erdhi ndë botë, e njerëzitë deshnë më shumë erësirënë se dritënë, sepse qenë të këqia punërat’ e ture.


Ajo që qe herën’ e parë, ajo që digjuam, ajo që pam me si tona, ajo që vështruam, e që e zunë duartë tona, kuvëndoj për fjalë të jetësë.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ