3 Të gjitha prej asaj u bënë, e pa atë nuk’ u bë ndonjë nga sa janë bërë.
Ma sa për nevet një Perndi vetëmë është, babai, që nga ai janë gjithë punëtë, edhe nevet prej asi. Edhe një Zot vetëmë, Iisu Hristoi, që nga ai janë gjithë punëtë, edhe nevet me anë të tij.
I zoti je ti, o Zot, të març lëvdim, edhe nder, edhe fuqinë; sepse ti bëre gjithë punëratë, e për thelimë tënde kanë ato të qënënë, e qenë bërë.
Ndë botë qe, e bota prej si qe bërë, e bota nuk’ e njohu atë.
E të çfaq mbë të gjithë cila është pjesa e mistirioit së fshehurë jetë mbë jetë mbë Perndinë, që ka bërë gjithë punëtë me anë të Iisu Hristoit.
Këjo ish që përpara bashkë me Perndinë.
Me anë të besësë kupëtojmë qish janë bërë jetëtë me fjalë të Perndisë, kaqë që këto që dukenë nukë janë bërë nga ato që dukenë.
Cilido që beson, që Iisui është Krishti, ai është lerë nga Perndia. E cilido që do atë që polli, do edhe atë që është lerë prej si.
E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Llaodhiqisë shkruaj: Kështu thotë i vërteti, martiri i besësë, edhe i vërteti, e nisura e punëravet së Perndisë.