Të gjitha m’u dhanë nga jati im, e ndonjë njeri nukë njeh të birë, përveçme i jati. Edhe as të janë s’e njeh njeri, përveçmë i biri, edhe ai që të dojë i biri të ja dëftojë.
M’u dhanë gjithë punëratë nga babai im; e ndonjë nukë njeh ç’është i biri, përveçme jati, edhe ç’është i jati, përveçme biri, edhe ai që të dojë biri të ja zbulojë.
Ai që vetëmë ka të pavdekëjënë, e rri ndë një dritë të paafëruarë, ai që as ka qënë as mund të jetë parë nga ndonjë njeri. Mb’atë nder, e mbretëri e pasosurë. Ashtu qoftë!
E e dimë që i biri Perndisë ka ardhurë, e na ka dhënë nevet mënd të njohëmë atë që ësht’ e vërtetë, e jemi ndë të vërtetinë, të bir’ e tij Iisu Hristonë. Kij është Perndia e vërtetë, edhe jeta e pasosurë.
Ndë thashtë ndonjë, se unë dua Perndinë, e vëllan’ e tij nuk’ e do, ai është gënjeshtjar, sepse ai që nukë do vëllanë që e sheh, qish mund të dojë Perndinë, atë që nuk’ e sheh?
E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë.
Ature të pabesëvet Perndia e kësaj jetet u ka verbuarë mëntë, që të mos u ndritjë ature drit’ e Ungjillit së nderit së Krishtit, që është konism’ e Perndisë.