Sepse nd’është me një faj të njëit njeriut për një vetëmë mbretëroi vdekëja, shumë më tepër ata që kanë marë të lirëtë të hirit e të dhurëtisë të së drejtësë, do të mbretërojënë ndë jetë për vetëmë Iisu Hristonë.
Sikundr’ është të parit’ e përparëshm të Perndisë Babait mbë Shënjtërim të Shpirtit, ndë të gjegjurë të Iisu Hristoit, e ndë të randisurë me gjak të tij, dhurëti e paq le të shtonetë mbë juvet.
Po juvet nukë jini ndë kurm, po ndë Shpirt, sepse rri Shpirti i Perndisë mbë ju. Ma nd’është ndonjë që s’ka Shpirtin’ e Krishtit, kij nuk’ ësht’ i Krishtit.
Unë pagëzoj juvet me ujë, që të metanoisni, po ai që vjen pas meje është më i fortë nga meje, atij nukë jam i zoti t’i mbaj këpucëtë. Ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt të Shënjtëruarë edhe me zjar.
Tuke ksetaksurë kohënë a ç’lloi kohë të shënuarë nga ai që qe mbë ta Shpirti i Krishtit që tha më përpara të pësuarat’ e Krishtit, e nderetë më të pastajme.