Me mes t’ature ka bërë ndër nevet dhurëtira të nderçura e të mëdha të taksura, që me anë të këture të bëni pjesëtarë të fisit së Perndisë me t’ikurë nga prishëja që është ndë jetë për dëshërime.
E me besë të ëmërit saj, këtë njeri që shihni e e njihni, e forcoi ëmër’ i tij. E besa që vjen nga ai i dha atij këtë shëndet të gjithë kurmit përpara sivet gjithë juvet.
Të dashurë, ndashti jemi djelm të Perndisë, po edhe nuk’ është çfaqurë ajo që do të jemi, e e dimë që kur të çfaqetë, do të shëmbëllejëmë mbë të, sepse do të shohëmë atë sikundr’ është.
Mbë këtë çquhenë djelmt’ e Perndisë, e djelmt’ e djallit. Cilido që nukë bën të drejtënë, nuk’ është nga Perndia, edhe cilido që nukë do vëllan’ e tij.