Pra andaj mos doi të gjukoni përpara kohësë gjë, ngjera sa të vijë Zoti, e ai do të ndritëcojë të fshehurat’ e errësirësë, e do të çfaqjë fiqiret’ e zëmëravet. E atëherë do të bënetë mbë cilinëdo të mburturitë nga Perndia.
Mos thoi të keq njeri për jatërinë, o vëllazër. Ai që flet likshtë për vëllanë, a gjukon vëllan’ e tij, ai gjukon nomnë. Nukë je ruajtësi nomit, po gjukatasi.
Bëni durim adha, o vëllazër, ngjera mbë t’ardhurë të Zotit, vështroni si lloi bujku pret pemmën’ e nderçurë të dheut, tuke priturë me durim mbë të, ngjera sa të marrë shi e mëngjesit e mbrëmanesë.