17 Cilido adha njeh të bëjë të mirënë, e nuk’ e bën, ai është mbë faj.
U thot’ ature Iisui: Të jeshëtë të verbërë, nukë keshëtë faj. Ma ndashti që thoi se shohëmë, mbetetë adha faji juaj.
Ndë kupëtuatë ju këto, do të jini të lumurë, ndë qoftë që të bëni ato.
Të mos keshë ardhurë e të mos u keshë thën’ ature, do të mos kishnë faj; ma ndashti profas nukë kanë për faj të ture.
Sespe më mirë qe për ata të mos kishnë njohurë udhën’ e së drejtësë, se si e njohnë, të kthenenë prapë nga porsia e Shënjtëruarë, që qe dhënë mbë ta.
Këta ndonëse e njohnë gjuqn’ e Perndisë (se ata që bëjënë këto janë të zotë për vdekëjë), jo vetëmë ata i bëjënë, po edhe mburrjënë ata që i bëjënë.
Një punë dha që ësht’ e mirë, u bë për mua vdekëjë? Jo, kurrë. Po faji, që të dukej si faj me mes të një punësë mirë për mua më bëri vdekëjënë, që të bënej faja më shumë fajëtorë nga aformi e porsisë.