16 Ma ndashti mburri mbë të mbajturë të madh tuaj. Çdo të mburrurë të tillë është të liga.
Nuk’ është të mirë të mbajturitë tuaj mbë të madh. Nuk’ e diji që pakëzë brumë mbrun gjithë të mbrumënë?
Sa madhëcoi vetëhen’ e saj, e rroi ndë bolluk, e gëzim, e kaqë t’i epni asaj mundim e të qarë; sepse thotë ndë zëmërë të saj: Rri mbretëreshë, e nukë jam e ve, as do të di se ç’është të qarëtë.
E ndë kini juvet zili të pikëtë e qartëra ndë zëmëra tuaj, mos mburri, e mos gënjeni kondrë së vërtetësë.
Sepse gjith’ ajo që është ndë jetë, është dëshërim i kurmit, edhe dëshërim i sivet, edhe perifani e jetësë, ajo nukë vjen nga babai, po vjen nga jeta.