18 E pemm’ e së drejtësë pa mbilletë ndë paq mb’ata që bëjënë paq.
Lum ata që paqcojënë botënë, se ata do të thuhenë të bijt’ e Perndisë.
Mbushurë me pemmë të së drejtësë, me anë të Iisu Hristoit, për lëvdim e nder të Perndisë.
Andaj ai që mbjell për kurm të tij, nga kurmi do të korrjë kalbësirë. E ai që mbjell për Shpirt, nga Shpirti do të korrjë jetën’ e pasosurë.
Çdofarë të munduarë adha sa për të ndashtime nukë duketë që bie gëzim, po pikëllim. Ma pas ca kohet bie një pemmë të butë të së drejtësë mb’ata që janë të munduarë mbë të.
Sepse të zëmëruarit’ e njeriut nuk’ e mbush të drejtën’ e Perndisë.
Edhe ai që kuarr mer pagënë, e mbëjedh kohë për jetë të pasosurë, që të gëzonenë bashkë ai që mbjell edhe ai që kuarr.