17 E sofia që është lartazi, protoparë ësht’ e qëruarë, e pastaje që bën paq, e butë, e bindurë, plot me ndëjesë e me pemmë të mira, e largë nga të ksetaksuritë, e pa ipokrisi.
Tuke kërkuarë Shpirtëretë tuaj me të digjuarë të së vërtetësë, me anë të Shpirtit, mbë dashuri të vëllazërisë të pahile, të doi njeri-jatërinë me gjithë zëmërë të qëruarë kurdo.
Çdofarë të munduarë adha sa për të ndashtime nukë duketë që bie gëzim, po pikëllim. Ma pas ca kohet bie një pemmë të butë të së drejtësë mb’ata që janë të munduarë mbë të.
Të vë ndë be përpara Perndisë e përpara Zotit Iisu Hristoit, e Ëngjëjet së cgjedhurë, që të ruaç të tila punëra pa ndonjë prolips, pa bërë ndonjë punë tuke kthierë mbë jetër anë.
Të pastajmënë, vëllazër, gjith’ ato që janë të vërteta, gjith’ ato që janë të nderçura, gjith’ ato që janë të drejta, gjith’ ato që janë të qëruara, gjith’ ato që janë të dashura, gjith’ ato që janë të lëvduara, nd’është ndonjë areti, nd’është ndonjë të mburturë, këto të silloisni.
E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë.
Të gjitha janë të qëruara për të qëruaritë, e për të pëgërë pa e për të pabesëtë, s’është ndonjë e qëruarë, po ësht’ e molepsurë mëndëja e ture edhe fiqiri.
Unë ndashti vetë Pavllua u vë juvet mbë be, për të butë e t’ëmblë të Krishtit, unë që faqe mbë faqe jam tapino ndër juvet, e kur jam mërguarë kam tharos mbë juvet.
Sepse ja këjo e tila që të jini ju helmuarë si do Perndia, sa spudhi pruri mbë juvet? E të përgjegjurë, e të zëmëruarë kondrë së keqesë, e frikë, e dashuri, e zili, e të bëni të munduritë? E mbë çdo anë e bëtë të duketë, që juvet jini të pafaj mbë këtë punë.