10 Nga një gojë e tillë del bekimi edhe mallëkimi; nukë mundjënë të venë këto punëra kështu, o vëllazërit’ e mi.
Të bekoni ata që ju ndjekënë juvet. Bekoni, e mos mallëkoni.
Të mos ipni të keq për të keq, a të sharë për të sharë; po kundrë kësaj, të bekoni. Sepse e diji që për këtë jini thirrë, që të merri pjesë bekimnë.
Sepse edhe po të mishtë jini, sepse kur është ndër juvet zili, e qartë, e të përçquarë, nukë jini të mishtë, e nuk’ ecëni njerëzisht.
Edhe si janë të papuna mpsojënë të vijënë rrotullë ndëpër shtëpira, e jo vetëmë të papuna, po edhe fjalëshuma e korkosure, e kuvëndojënë ato që nukë kanë hie.
Mos doi të gënjeneni adha, o vëllazërit’ e mi të dashuritë.
Andaj, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, le të jetë çdo njeri i shpejtë mbë të digjuarë, e i mënuarë mbë të kuvënduara, e i mpirë mbë të zëmëruarë.
Mos doi të bëneni shumë dhaskalë, o vëllazërit’ e mi, sepse e diji që do të marrëmë më t’ashprë gjuq mbë vetëhe.
Me atë bekojëmë Perndinë e Babanë, e me atë mallëkojëmë njerëzitë që janë bërë me konismë të Perndisë.
Mund vallë kroi të burojë nga një i tili kanal ujë të ëmblë edhe të pikëtë?