5 Digjoni, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, nukë ka cgjedhurë Perndia të varfërit’ e kësaj jetet, të pasurë ndë besë e klironomë të mbretërisë që ka taksurë ature që e duanë atë?
I di punët’ e tua, edhe shtrëngimnë, edhe varfërinë, (ma je i pasurë) edhe vllasfimin’ e ature që thonë vetëhenë se janë Iudhej, e nukë janë, po janë mbëjedhëjë e Satanait.
Po, sikundr’ është shkruarë: Ato që siu nuk’ i pa, e veshi nuk’ i digjoi, e ndë zëmërë të njeriut nukë hinë, ato i bëri gati Perndia për ata që e duanë atë.
Ahiere do të thotë mbreti nd’ata që janë mb’anë të djathëtë të tij: Ejani juvet të bekuarit’ e jatit sim, trashëgoni mbretërinë, që është bënë gati për juvet, pa bën’ edhe këjo dinia.
Më të pastajmenë, m’është ruajturë për mua kurora e së drejtësë, që do të më apë mua Zoti, gjukatësi i drejtë, mb’atë ditë, e jo vetëmë mua, po edhe gjith’ ature që dëshëroijnë t’ardhurit’ e tij.
Të ap tij nasihat që të bleç nga meje ar të shkuarë e të dhoqimasurë nga zjari, që të bëneç i pasurë, edhe rroba të bardha, që të visheç, që të mos të duketë turpi i së shveshurit sate, e liej me alifí sit’ e tua, që të shohç.
E Zoti pa do të më shpëtojë nga çdo punë e ligë, e do të më shpjerë shëndoshë ndë mbretëri të tij të Qiellit. Atij qoftë nder mbë jetë të jetëvet. Ashtu qoftë!
E ndë jemi djelm, jemi edhe pjesëtarë, pjesëtarë të Perndisë, e pjesëtarë bashkë me Krishtinë. Po nd’është që besojëmë me të bashkë, që edhe të lëvdonemi me të bashkë.
Edhe ai tha: O njerëz vëllazër e baballarë, digjoni. Perndia e lëvdimit ju duk babait sinë Avraamit kur qe ndë Mesopotami, pa ndënjurë dhe ai ndë Haran.